Gossip Showbiz

Kot nuk thonë se “bukuria dhemb”… Kylie Jenner zbulon sakrificën e dhimbshme për pamjen në Met Gala 2025!

Kylie Jenner shkëlqeu në tapetin e kuq të Met Gala 2025, por pas pamjes së saj magjepsëse qëndronte një sakrificë e dhimbshme që ajo ndau me ndjekësit në Instagram.

Në një video të publikuar në Instagram Story, ylli i “The Kardashians” tregoi se për të mbajtur këpucët e larta të fiksuara në këmbë gjatë gjithë eventit, kishte përdorur shirit ngjitës, duke i ngjitur këmbët në taka.

Max më tha t’i ngjisja këmbët me shirit ngjitës në këpucë

– tha ajo, duke iu referuar drejtorit kreativ të Ferragamo-s, Maximilian Davis.

Dhe tani këmbët e mia janë të bllokuara në këpucë.


Në pamjet e publikuara, Jenner shihet në dhomën e saj pas eventit, teksa ndihmësit përpiqen t’i heqin këpucët duke përdorur një spraj me një lëng të kthjellët për të liruar lëkurën e saj të ngjitur.

Me një grimcë humori, Kylie shkroi “Janë mirë” përkrah një fotoje të këmbëve të saj pas “çlirimit” nga takat.

Për eventin, Kylie kishte zgjedhur një fustan gri Ferragamo me një korse të zezë transparente dhe pantallona të gjera, të kompletuara me vathë Lorraine Schwartz, doreza transparente, një topuz elegant dhe një rrip të zi të shndritshëm të zbukuruar me diamante.

Ky detaj i pazakontë pas kuintave dëshmon për përkushtimin dhe sakrificën që yjet shpesh bëjnë për t’u dukur perfekt në eventet më të rëndësishme të modës.