Aktualitet

Tregtarit i bllokohen 84 mijë Dollarë dhe 3500 Euro në aeroportin e Rinasit

Një sasi prej 84 mijë dollarësh dhe 3500 eurosh u bllokuan në aeroportin e Rinasit gjatë një kontrolli në linjën Tiranë-Shangai. Poseduesi i shumës së parave është një 33-vjeçar i cili u procedua në gjendje të lirë. Mësohet se tregtari do shkonte në Kinë për të bërë pagesa për disa porosi por nuk i deklaroi paratë vullnetarisht në zyrën doganore.