Ditën e sotme në valët e radios më të dashur për të gjithë ne, banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë për dëgjuesit e Top Albania Radio-s.
Në moderim ndodhet Danja dhe Rozana, me të ftuar Aldo Markun, i cili ka zbuluar se banori më tinzar për të është Laerti, pasi kryen veprime dhe lojëra pa lënë shenja dhe nuk mund të kapet lehtë.
Pas kësaj i është shtruar pyetja nga Danja, nëse ai është ballafaquar ndonjëherë me Laertin për të shprehur mendimin e tij. Aldo ka thënë se:
I kam thënë që nuk jam brenda teje për të parë ndjenjat e tua, por gjykoj veprimet… ke qenë i kujdesshëm, nuk te kap dot.
Gjithashtu, ai ka komentuar rreth trekëndëshit të shumëfolur, G-Bani, Laert dhe Valbona. Ku është pyetur nga Rozana nëse pëlqimi fizik që Laerti kishte për Valbonën ka qenë i sinqertë, por banori ka dhënë një përgjigjje tjetër, duke shprehur:
Unë mendoj që, trekendëshi i ka interesuar të treve… Bani, inteligjencën emocionale e ka patur pa mure… në trekëndësh, është futur Bani… Të dy janë futur me ftesën e Valbonës.
Kjo deklaratë ka ngjallur një reagim duke shprehur se Valbona nuk është aq stratege.