Bes Kallaku duket se po jeton një kapitull të ri dhe të qetë në jetën e tij sentimentale, këtë herë pa e fshehur më nga publiku. Aktori i njohur i humorit ka dhënë së fundmi një sinjal të qartë se është i dashuruar dhe më i lumtur se kurrë.
Përmes një InstaStory që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, Besi publikoi një foto ku shihen dy duar të shtrënguara.
Një imazh i thjeshtë në pamje të parë, por me një simbolikë të fortë emocionale dhe romantike.
Detaji që nuk kaloi pa u vënë re ishte tatuazhi në parakrahun e aktorit, ku lexohet emri “Ejona”, i shoqëruar me datën “25.12.2025”, një ditë që duket se ka një domethënie të veçantë për çiftin.
Në sfond dëgjohej kënga “I’ll Love You Forever”, duke e bërë mesazhin edhe më të qartë.
Nën emrin dhe datën, Bes Kallaku ka shtuar edhe një frazë poetike:
Trëndafil në kohë lufte
-një dedikim që lë të kuptohet se kjo dashuri ka lindur dhe është forcuar në një periudhë jo të lehtë të jetës së tij, mes ndryshimeve dhe sfidave personale.
Sipas burimeve për “Prive by Liberta Spahiu”, kjo romancë nuk është e re. Bes Kallaku dhe partnerja e tij janë prej disa muajsh në një lidhje të qëndrueshme, por kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut deri në këtë moment.
Ky postim duket se shënon edhe konfirmimin e parë publik të marrëdhënies, duke treguar se aktori është gati të ndajë lumturinë e tij me ndjekësit.