Një sasi lënde plasëse u vendos në derën kryesore të një servisi në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme dhe ishte pronari i servisit, i cili konstatoi dëmtimin e derës së subjektit të tij si pasojë e lëndës plasëse të vendosur nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si edhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A.F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar derën kryesore të subjektit të tij (servis). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakisht dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.