Presidenti Donald Trump foli për strategjinë e tij të tregjeve të lira. Presidenti u përpoq t’i bind pjesëmarrësit në takimin e Ajovës, ku fermerët, shumë prej të cilëve e mbështesin atë, janë prekur nga tarifat e reja ndaj sojës dhe produkteve të tjera. Tarifat u vendosën nga Kina, si përgjigje ndaj tarifave të reja të vendosura ndaj mallrave kineze nga presidenti amerikan.