Bota

Trump: Nuk ka patur bashkëpunim me rusët gjatë fushatës!

Donald Trump ripërsërit se nuk ka patur asnjë bashkëpunim me rusët për të favorizuar fitoren e tij në Presidencialet amerikane të Nëntorit të 2016-ës. “Nuk ka bashkëpunim! Gjuetia e  shtrigave e Robert Mueller-it, e udhëhequr nga 17 demokratë të  zemëruar, filloi me një dosje të pandershme, të paguar nga Hillary dhe nga Komiteti Kombëtar Demokrat”, – shkruan Trump në Tuiter. Sipas tij, “Gjuetia e shtrigave është mashtrim ilegal”. Gjithashtu, shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzon Prokurorin Special, Mueller për konflikt interesi lidhur me zgjedhjet Presidenciale.