Donald Trump sugjeron sërish se Rusia nuk ka ndërhyrë në Presidencialet e 2016-ës, të fituara prej tij. Komentet më të fundit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara vijnë në kohën kur vetëm pak ditë më parë, ai pranoi konstatimet e Inteligjencës Amerikane se Moska është përfshirë. Trump sulmon dhe paraardhësin Barack Obama. “Përse nuk njoftoi fushatën tonë? Sepse, e tëra është mashtrim i madh”, – shkruan shefi i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.