Donald Trump kritikoi ashpër Papa Leonin e XIV-të në rrjetet sociale, pasi Ati i Shenjtë dënoi kërcënimin e presidentit amerikan kundër Iranit. Në një postim të gjatë në Truth Social, shefi i Shtëpisë së Bardhë shkruan se Papa është “i tmerrshëm për Politikën e Jashtme”.
Nuk dua një Papë që mendon se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore.
Duke renditur një numër ankesash të tjera, Trump shkruan se Papa është “i dobët në krim dhe në armët bërthamore”.
Javën e kaluar, kreu i Kishës Katolike kritikoi kërcënimin e presidentit amerikan se “një qytetërim i tërë do të vdiste nëse Irani nuk binte dakord me një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”.
Duke e përshkruar këtë si vërtet të papranueshme, shtoi:
Sigurisht që ka çështje të së drejtës ndërkombëtare, por shumë më tepër se kaq, është një çështje morale.