Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit. Tymi që po përhapet nga dje ka mbuluar të gjithë zonën. Vijon përpjekja e disa dhjetëra efektivëve zjarrfikës për fikjen e flakëve.
Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën të vështirë shuarjen e tij. Gjatë natës, tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit teksa era frynte nga perëndimi në drejtim të lindjes.
E tashmë që era ka ndryshuar drejtim reja e tymi ka mbërritur deri në qytetin e Cërrikut në anën perendimore të Elbasanit./Top Channel