Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Ndërkohë, sot Vëllai i Madh ka shfaqur klipin me akuzat e Jetmirit dhe momentet flagrante ku ai mbulon mikrofonin. I pyetur rreth kësaj çështje, opinionisti Arbër Hajdari me batutë tha që u beson plotësisht argumenteve të Jetmirit, pasi e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij.
Arbri: Është e vërtetë, unë e besoj Jetmirin. Kjo gjë ndodh edhe me mua. Ju shpesh herë tregoheni të padrejtë dhe e mbyllni mikrofonin tim, vetëm se më bën habi që sa herë e mbyllni mikrofonin e Jetmirit, unë e dëgjoj.