Aktualitet

U fut me një çekiç në pikën e dhënies së kredive, kërcënoi punonjësit dhe mori paratë/ Vihet në kërkim autori në Shkodër!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në ambientet e një subjekti kredidhënës, duke mbajtur në dorë një mjet të fortë (çekiç).

Sipas njoftimit paraprak, autori ka kërcënuar punonjësit dhe ka marrë një shumë parash në lekë, për t’u larguar më pas në drejtim të paditur.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXO EDHE: Nis protesta e opozitës! Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve! 1300 policë për protestën!

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXO EDHE: Emigranët në Shqipëri/ Qeveria italine rinovon marrëveshjen me resortin me 5 yje në Shëngjin, për të akomoduar forcat e saj të rendit!