Aktualitet Politikë

U përjashtua nga Kuvendi, Noka: S’e njohim vendimin, po na bëhet inkuizicion!

Flamur Noka reagoi lidhur me përjashtimin e 6 deputetëve për 30 ditë nga punimet e Kuvendit. Duke folur për mediat pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, demokrati tha se opozita nuk do ta njohë këtë vendim.

Mbrëmë ishte një mesazh, ne nuk ndalemi derisa t’i çmontojmë. Me masa të propozuara nga Gysi, nga Suelët apo nga Troplinët, nuk ndalet por vetëm motivohet. Atyre që përfaqësojnë në pushtet kartelet e tyre, sot po iu rrëshqet dheu nën këmbë. Eshtë detyra jonë ta çojmë deri në fund misionin tonë, u shpreh Noka.

Përjashtimin e deputetëve nga punimet e Kuvendit, e quajti “inkuizicion që kryhet ndaj vetë opozitës”.

Gysi flet me kapon, ndan edhe tenderat, ndan edhe urdhrat se kush do të shpallet armik i pushtetit, sa do dënohet dhe si do dënohet. Ju e patë shkojnë të gjithë si lepuj në zyrën e Gysit. Japin e marrin porosi për çdo gjë; rrëmbime, vrasje, tendera.

Për opozitën, inkuizicion është përjashtimi. Ne kemi për detyrë t’u themi shqiptarëve që kështu është, është një realitet. Ne nuk ndalemi derisa sa ta zhbëjmë këtë realitet. Ne zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën, por masat dhe propozimet e Gysit ne nuk i njohim.

Më herët, deputetët e Partisë Demokratike që shkaktuan tensione në seancën e fundit plenare, si Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti u përjashtuan me 30 ditë të pjesëmarrjes së tyre në Parlament. Sa i përket grupit tjetër të deputetëve, Sekretariati i Etikës së Kuvendit u ka tërhequr vëmendjen për sjelljen dhe veprimet e tyre në Parlament.