Tashmë është zyrtare, Juventusi shkarkon Igor Tudorin nga pankina. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardhezi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Klubi bardhezi ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin pas humbjes 1-0 kundër Lazio-s, duke qenë se shkuan në 3 disfatat radhazi në të gjithë kompeticionet. Për më shumë Juventus ka 8 ndeshje pa fitore, ndërsa në 4 të fundit nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Tudor mori postin e trajnerit sezonin e kaluar pas shkarkimit të Thiago Motta-s, ndërsa bashkë me të do të largohet edhe stafi i kroatit.
Drejtimin e Juventusit do ta marrë përkohësisht trajneri i ekipit të të rinjve Massimiliano Brambilla, ndërsa emri i parë që ka dalë në qarkullim për ta zëvendësuar përfundimisht Tudorin është Luciano Spalleti. Edhe ky i fundit i shkarkuar nga Italia pas disfatës me Norvegjinë, por në aventurën e fundit në Seria A u shpall kampion me Napolin.
Mundësia e një tjetër ish-trajneri italian, Roberto Mançini, mbetet gjithashtu gjallë. Rafaele Paladino, nga ana tjetër, thuhet se sponsorizohet nga drejtori teknik Modesto, me të cilin ai punoi gjatë kohës së tij në Monza. Pastaj janë sugjerimet e huaja që mund të shqyrtohen më tej nga regjisori Komoli, profile të tilla si Terziç, Rose, Çavi Hernandez dhe Sauthgejt.
Njoftimi i plotë:
Juventus FC njofton se sot ka shkarkuar Igor Tudor nga detyrat e tij si trajner i Ekipit të Parë të Meshkujve, së bashku me stafin e tij të përbërë nga Ivan Javorcic, Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci.
Klubi gjithashtu njofton se ia ka besuar përkohësisht Ekipin e Parë të Meshkujve Massimo Brambilla-s, i cili do të jetë në stol për ndeshjen Juventus-Udinese të mërkurën në mbrëmje.
Klubi falënderon Igor Tudor dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjatë muajve të fundit dhe u uron atyre gjithë të mirat në karrierën e tyre të ardhshme.