Celebrities Gossip Showbiz

U shfaq nudo në çmimet Grammy, organizatorët kërkuan largimin e menjëhershëm të Kanye West dhe Bianca Censori!

Partnerja e reperit Kanye West, Bianca Censori së fundmi në Çmimet Grammy hoqi pallton që mbante veshur dhe doli nudo. Ky veprim nxiti reagimin e menjëhershëm të organizatorëve, të cilët kërkuan largimin e çiftit West-Censori nga eventi me ndihmën e efektivëve të policisë.

Ndërkaq, një padi e re është ngritur kundër Kanye West, duke e akuzuar atë për sjellje të papranueshme dhe diskriminim të një ish-bashkëpunëtori të tij. Sipas padisë, reperi ka detyruar Murphy Aficionado, një ish-punonjës i tij, të marrë pjesë në një ngjarje të pazakontë dhe të papërshtatshme në dhomën e një hoteli në Beverly Hills në nëntor të vitit 2022.

Aficionado pretendon se ai u ftua nga West në një dhomë hoteli ku gjeti reperin dhe partneren e tij, Bianca, në një situatë të pahijshme, ku ajo mbulonte gjoksin me duar, ndërsa Kanye ishte pa këmishë dhe kishte pantallona të zbërthyera. Në padi, Aficionado pohoi gjithashtu se gjatë vizitës, West i kishte kërkuar të prisnin për disa sekonda, ndërkohë që ai shkoi në një dhomë tjetër, dhe më pas dëgjoi çiftin duke bërë marrëdhënie seksuale. Kur reperi u kthye në dhomën e hotelit, ai e pyeti Aficionado-n për bluzën që kishte veshur, të cilën e mbante me logon naziste. Kjo ngjarje e ka thelluar akuzën ndaj West për sjellje të papranueshme dhe diskriminuese në mjedisin e punës.