Polumbarët kanë gjetur ditën e sotme (31 janar) në rezervuarin e fshatit Kamenicë në Korçë, trupin e pajetë të 54-vjeçarit, i cili u shpallur i humbur nga familja.
Kallëzimi për zhdukjen e 54 vjeçarit u bë më 28 janar, ndërsa policia ngriti dyshime se Valmir Lame dyshohej se mund të ishte mbytur në këtë rezervuar dhe për këtë polumbarët nisën kërkimet.
Ishte kushëriri i tij me inicialet A. V., 61 vjeç, banues në Korçë, i cili u paraqit në Komisariatin e Policisë Korçë, dhe deklaroi 54 vjeçari ishte larguar nga banesa prej datës 26.01.2025.
Më herët Manushaqe Iljazi, kushërira e Valmir Lame tha për mediat se kërkimet në këtë rezervuar nisën pasi ishte kërkuar në çdo vend por nuk ishte gjetur.
‘S’ kemi lënë vend pa e kërkuar. Themi mos është këtu. 6 ditë sot që është zhdukur. Ishte çik pa qejf, kurohej. Edhe këto ditë ishte shumë pa qejf, në mëngjes kishte ikur. Ka folur me babain për herë të fundit. Jetonte me atë. Nuk di gjë nëse ka ikur herë tjetër’, tha ajo.