Pas sulmit me armë ndaj shtëpisë së prindërve të gazetarës së kronikës Klodiana Lala, policia merr në mbrojtje gazetaren. Pas të shtënave me kallashkinkov në drejtim të banesës fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen që dyshohet se ka lidhje me detyrën e gazetares. Ndërkohë, për rastin reaguan Shoqatat e gazetarëve, dhe krerët më të lartë të shtetit e opozita.