Mediat e huaja kanë raportuar se Alina Pash, këngëtarja ukrainase që përfaqëson vendin e saj në “Eurovison Song Contest”, është pezulluar nga konkurrimi. Sipas, ‘BBC’, transmetuesi kombëtar i Ukrainës, ndërmori veprimet pasi u zbulua se autoritetet po hetojnë një udhëtim që ajo bëri në Krime në vitin 2015, një zonë që Rusia mori nën kontroll në 2014.

Ekzistojnë rregulla strikte të udhëtimit në fuqi për mënyrën se si njerëzit hyjnë në Krime. Nuk është e paligjshme për ukrainasit që të vizitojnë, por kjo nuk pritet mirë dhe sjell zemërim. Ndërkohë, Alina u ka ofruar autoriteteve prova se si ajo hyri në rajon, por kjo tani është duke u shqyrtuar. Kjo do të thotë se rrugëtimi i saj në Eurovizion është në pritje ndërsa ajo pret për rezultatin. Mosmarrëveshja për vizitën e saj në Krime vjen ndërsa bota po pret nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën.

E lindur në një fshat të vogël në malet Karpate në Ukrainën perëndimore, Alina u bë e famshme në ‘The X Factor’. Ajo thotë se ka pritur 8 vjet për mundësinë për të përfaqësuar vendin e saj në Eurovision, konkursi më i madh muzikor në botë dhe fitoi Vidbir, shfaqjen kombëtare të përzgjedhjes.
Kënga e saj, ‘Shadows of Forgotten Ancestors’, përzien zhanre me qëllimin t’i tregojë botës se kultura ukrainase është e bukur. Pavarësisht nga një pushtim i mundshëm nga Rusia, një pjesë e konsiderueshme e bisedave në mediat sociale në Ukrainë të shtunën mbrëma kishte të bënte me Alina Pash, Eurovision dhe konkurrentët e saj.

Alina thotë se disa njerëz po pretendojnë se ajo nuk është ukrainase:
Unë jam një vajzë ukrainase dhe kënga ime ka të bëjë me Ukrainën.
Për momentin, Alina thotë se disa nga miqtë e saj tashmë janë në frikë dhe i kanë gati çantat në rast se duhet të arratisen.
Ne duhet të jemi gati. Unë besoj në mesazhin tim se ne nuk kemi nevojë për luftë, por nëse ata (Rusia) do të na shtyjnë, ne do të qëndrojmë së bashku. Artistët si unë duan të krijojnë diçka të mirë por ne po jetojmë në këtë realitet. Ne do të reagojmë, ne nuk do të vrapojmë.