Aktualitet

Uji i ndotur në Berat, shkak ndërhyrjet e paligjshme

Pas protestës për ujin nga banorët e fshatrave Otllak dhe Orizaj, Drejtori i Ujësjellësit të Beratit, Refat Arizi thotë se: “Arsyet kryesore në këtë ndotje janë dy. E para është rrjeti kryesor transmetues. Ky tubacion është rreth 55 vjet dhe dua të theksoj që është i amortizuar komplet dhe i ndryshkur 100%. Arsyeja e dytë është se kjo zonë është pothuajse informale. Gjatë 30 viteve të gjitha ndërtesat që janë kryer këtu kanë marrë ujë në mënyrë private duke ndërtuar linja”, thotë Arizi. Pas protestës, u zhvillua një aksion për pastrimin, por përfundimisht problemi do të zgjidhet kur të kryhet investimi për një rrjet të ri të Ujësjellësit.