Auto & Moto

Ulen ndjeshëm dërgesat e automjeteve të prodhuara në SHBA në Kinë, shkak tarifat!

Shqetësimi për një luftë të gjatë tarifore mund të jetë duke u pakësuar, por prodhuesit e makinave nuk po mbështeten në të. Madje, disa po përpiqen të riorganizojnë mënyrën se si bëjnë biznes dhe GM sapo bëri një tjetër veprim. Gjiganti thuhet se po anulon porositë dhe po ndalon dërgesat e automjeteve të prodhuara në SHBA në Kinë. Ndërsa ato përbëjnë shumë pak nga vëllimi i shitur në vend, do t’i kursejë GM para nga tarifat e mundshme.

Vlen të përmendet se GM nuk është i vetmi prodhues automobilash që bën diçka të ngjashme me këtë. Ford ndaloi eksportet e saj në Kinë në prill dhe disa prodhues automobilash po ndalojnë importet në SHBA. Shefi i BMW-së ka parashikuar se tarifat e importit të makinave të huaja nga Donald Trump do të ulen këtë verë, pasi prodhuesi gjerman i makinave raportoi se fitimet për tre muajt e parë kishin rënë. Oliver Zipse, drejtori ekzekutiv i BMW-së, tha se priste që tarifat prej 25% të Trump-it mbi importin e makinave të huaja do të hiqeshin deri në korrik.

Ai e bëri parashikimin pasi kompania raportoi një rënie të fitimit në 3.1 miliardë euro, ndërsa përgatitej për efektet e luftës tregtare të Trump-it dhe konkurrencës së fortë në Kinë. Zipse theksoi gjithashtu se priste një kthim në tarifa më të ulëta midis SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, më parë një zonë e tregtisë së lirë sipas një marrëveshjeje që ai nënshkroi sepse “kostot janë shumë të mëdha për të gjithë”. “Në konfliktet tregtare, askush nuk fiton. Të gjitha palët duhet të shmangin një spirale izolimi dhe barrierash tregtare”-tha Zipse, duke bërë thirrje për marrëveshje tarifash “zero-zero” mes kushteve tregtare “sfiduese” për prodhuesit e makinave.