Shitjet globale të grupit Volkswagen janë rritur në tremujorin e parë, pasi prodhuesi gjerman i automjeteve ka përfituar nga kërkesa më e lartë për automjetet e tij elektrike. Dërgesat janë rritur me 1,4 për qind në 2,13 milionë automjete, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur rritja prej 3 për qind në Evropën Perëndimore dhe 4 për qind në Amerikën e Veriut. Grupi VW ende po mbetet pas në Kinë, ku shitjet e tij kanë rënë me 7 për qind përkundër faktit se prodhuesi i automjeteve ka ende një pjesëmarrje të fortë në tregun e motorëve me djegie të brendshme prej 22 për qind.
Presidenti amerikan Donald Trump ka argumentuar prej kohësh se nga tarifat që ai vendosi për mallrat e importuara do të përfitonin përfundimisht për Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, shumica e kompanive do të preferonin t’i prodhonin produktet e tyre në vend në vend që të rrisnin ndjeshëm çmimet. Ky mund të jetë shembulli i fundit nga Grupi VW, i cili thuhet se është në bisedime me administratën Trump pikërisht për këtë.
Lojtari kryesor në këtë diskutim është Audi, një markë që, ndryshe nga Volkswagen, nuk ka një fabrikë në SHBA. Si rezultat, ajo importon shumicën e makinave të saj nga Evropa, me përjashtim tek më të shiturit të saj, Q5, i cili është ndërtuar në Meksikë dhe tani përballet me tarifa dërrmuese. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë, siç zbulohet nga CEO i grupit, Oliver Blume.
Në një intervistë me Frankfurter Allgemeine, Blume konfirmoi se kompania është në negociata me administratën Trump për të ndërtuar një fabrikë Audi në Shtetet e Bashkuara. “Ne kemi një strategji përpara me qasje projektesh emocionuese, të përshtatura dhe tërheqëse për tregun amerikan. Bisedimet konstruktive janë duke u zhvilluar me qeverinë amerikane.”-tha ai
Ndërkaq, shitjet e automjeteve elektrike (EV) janë ende në rritje në SHBA, por dominimi i Tesla-s ka shënuar rënie. Në tremujorin e parë të 2025, shitjet e automjeteve elektrike u rritën 11.4% nga viti në vit. Gati 300,000 makina elektrike dolën në rrugë në tremujorin e parë, një shenjë inkurajuese për një industri që përballet me pyetje në lidhje me kërkesën kryesore dhe pasigurinë e politikave. Megjithatë, jo të gjithë prodhuesit e automjeteve ishin “në nivelet e pritshme” me Tesla që pa shitjet e saj në SHBA të bien gati 9%.