Gossip Showbiz

Unaza që “trazoi” Grammy 2026! A u fejua fshehurazi Bad Bunny? Ja e vërteta që po qarkullon…

Bad Bunny ndezi rrjetet sociale gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy 2026, pasi u shfaq me një unazë luksoze që menjëherë vuri fansat në alarm. Pamja e aksesorit shkëlqyes bëri që shumë ndjekës të dyshonin se superylli latin mund të ishte fejuar në fshehtësi.

Spekulimet u përhapën me shpejtësi, pasi unaza ishte e dukshme gjatë gjithë mbrëmjes dhe u komentua gjerësisht në platforma si X dhe Instagram, ku fansat hodhën teori për një lidhje sekrete dhe një propozim të mundshëm romantik.

Megjithatë, burime pranë këngëtarit i kanë hedhur poshtë këto zëra. Sipas TMZ, Bad Bunny, 31 vjeç, nuk është i fejuar dhe unaza nuk ka asnjë domethënie romantike. Aksesori rezulton të jetë një dhuratë luksoze nga Cartier dhe nuk lidhet me fejesë, trashëgimi familjare apo ndonjë marrëdhënie të fshehtë.

Burimi thekson se artisti e zgjodhi unazën thjesht për shkak të pasionit të tij për modën dhe stilin unik, duke e përdorur si pjesë të paraqitjes së tij në mbrëmjen ku fitoi edhe tre çmime Grammy.

Në fund, duket se ajo që fansat interpretuan si shenjë dashurie, ishte thjesht një tjetër deklaratë mode nga Bad Bunny.