Aktualitet

Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama: E çliruam nga pushtuesit!

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës, UBT që tashmë do të ofrojë 9 programe të reja sipas modelit të universitetit BOKU në Vjenë të Austrisë. Në fjalën e tij, Rama e vlerësoi reformën në UBT si një transformim rrënjësor dhe një ndërhyrje të domosdoshme për ta “çliruar nga pushtuesit”.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka kaluar dy faza, atë të lavdisë dhe më pas të rrënimit. Në fillimet e tij ishte qendër ekselence në kushte të vështira, me pedagogë të jashtëzakonshëm. Më pas u shndërrua në një hapësirë të braktisur e të degraduar, vuri në dukje shefi i qeverisë.

Rama shtoi se ndërhyrja për reformimin e universitetit ishte “e rëndë dhe e turpshme për nga nevoja”, se sipas tij, UBT-ja ishte kthyer në një territor të pushtuar nga ndërtimet e paligjshme dhe aktivitetet tregtare.

Nuk mund të hyjë në klasë pa kaluar nëpër një pazar të paligjshëm ndërtimesh. Ishte dramatike. Së bashku me rektorin bëmë një ndërhyrje për ta çliruar, theksoi kryeministri.

Të gjithë i kthyen kurrizin UBT-së që u bë për ata studentë që nuk kishin miq për të kapërcyer shkallët e korrupsionit në ato universitete për t’u bërë juristë. Bashkë me rektorin ishim në një gjatësi vale edhe pse njëri është socialist dhe tjetri demokrat. E filluam këtë aventurë kur rektori tha se “nuk e mbajmë dot këtë universitet, ne nuk e ulim më poshtë mesataren”, ne duhet të synojmë ta bëjmë UBT-në trendi e ta kthejmë në një universitet që të rinjtë të shikojnë të ardhmen duke u lidhur me një universitet siç është ai BOKU, i afirmuar në vitin 1882.

Arritëm të kemi një reformë që ka bërë diçka radikale. Për juristë nuk ka nevojë Shqipëria dhe mjaftojnë, por me motin ekstrem dhe ndikimin e biodiversitetit janë të pandashme nga jeta jonë në këtë planet. Duhen profesionistë që të dinë se për çfarë kemi nevojë.

Kryeministri Rama vlerësoi transformimin aktual të UBT-së si një nga reformat më serioze në arsimin shqiptar, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për profesionistët që formon ky universitet, veçanërisht për sektorin e bujqësisë, si dhe zhvillimit rural.