Edi Manushi ka qenë ditën e sotme në një lidhje direkte për “Live From Tirana”, ku ka zbuluar disa detaje ekskluzive lidhur me edicionin e ri të “She’s on Top”…
Kur nis “She’s On Top”?
Më 17 maj, me një prezantuese tashmë të konfirmuar dhe me një juri ekskluzive, emra që qarkullojnë, si dhe emra të tjerë. Kështu që këtë vit “She’s On Top” do të jetë bombë.
A do të jetë Brikena Selmani pjesë e jurisë, ashtu siç po përflitet?
Jo, asgjë nuk është e konfirmuar. Jemi në tentativa të forta sepse ka personazhe të rëndësishme të këtij edicioni, por dhe edicione të tjera. Një gjë është e sigurt, dy personazhe të jurisë janë konfirmuar, po presim dhe nja dy ditë që t’i shpallim.