Health & Beauty

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët!

Autonomia gjatë vaktit të fëmijëve që 1 vjeç ndikon pozitivisht në komunikim dhe zhvillimin social. Gjatë momentit të vaktit aktivizohen shumë procese të rëndësishme zhvillimore. Autonomia gjatë ushqyerjes te fëmijët që nga mosha 1 vjeç ndikon pozitivisht në komunikim dhe në zhvillimin social të tyre. Fëmijët që ushqehen vetë që në moshën 1 vjeç e zhvillojnë më shpejt procesin e të folurit.

Sipas një pune kërkimore ndërkombëtare, dy fusha të zhvillimit, ushqyerja në mënyrë autonome dhe aftësia e komunikimit, janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën. Kështu, fëmijët që ushqehen më shpesh vetë janë ata që tregojnë një zhvillim më të avancuar të aftësive komunikuese, me një numër më të lartë vokalizimesh dhe gjestesh që në moshën 12-mujore.

Sipas ekipit kërkimor, autonomia në procesin e të ngrënit përfaqëson një nga etapat më domethënëse evolutive në rritjen e çdo fëmije. Kjo aftësi zakonisht shfaqet dhe piqet rreth moshës 2 vjeç e gjysmë. Momenti i vaktit nuk është vetëm një rast për të plotësuar nevojën për ushqim, por një kontekst i pasur ku aktivizohen shumë procese zhvillimore, që përfshijnë zhvillimin motorik (lëvizjen), kognitiv dhe socio-emocional të fëmijës.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se inkurajimi i ushqyerjes autonome ka efekte shumë pozitive edhe në zhvillimin e gjuhës dhe të komunikimit, të cilat janë thelbësore në moshën 1–3 vjeç. Vitaminat luajnë një rol thelbësor në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve, por ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tyre pa kontroll mund të sjellë pasoja negative për shëndetin. Sipas specialistëve, nevoja për vitamina fillon që në fazën e shtatzënisë dhe vazhdon gjatë gjithë fëmijërisë. Vitaminat më të rëndësishme për këtë fazë janë A, B, C, D, E dhe K – të cilat kontribuojnë në forcimin e sistemit imunitar, zhvillimin e kockave dhe funksionet njohëse.