Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Vetëm disa javë ka nga lançimi i projektit të tij më të fundit në bashkëpunim me këngëtarin dhe mikun e tij Butrint Imeri. ‘Corazon’ një këngë e cila padyshim theu çdo rekord duke numëruar miliona klikime në vetëm pak ditë. E duket se edhe pas një suksesi kaq të madh, reperi nga Drenica nuk e njeh se çfarë është pushimi duke na sjellë një tjetër surprizë.
Bëhet fjalë për këngën e tij më të re ‘Crypto’ që ka vetëm 24 orë që është publikuar. Me një videoklip shumë të veçantë që Xhonatani na e kishte paralajmëruar prej ditësh, ai ka arritur të ketë plot 1 milion klikime. Këtë e ka bërë me dije vetë teksa e ka shpërndarë në rrjete sociale, ku krahas nuk e ka ‘kursyer një thumb’ për kolegët.
1 milion/ 1 ditë Ça të them? Me HIPHOP/DRILL duke thyer rekorde. Çfarë do bëjmë me hite të tjera?
E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë, derisa me anë të një postimi në rrjete sociale dhe pushimeve të dyshes në Dubai na vërtetuan se janë në një lidhje.
E pak më parë Don Xhoni shpërndau në rrjete sociale një dhuratë që ka marrë nga partnerja e tij, Ariana. Bëhet fjalë për një çakmak me një premtim shumë të bukur në të.