Botë e Çuditshme

15 milionë dollarë për klonimin e mamuthit!

Kompania “Colossal” e gjenetistit George Church dhe sipërmarrësit Ben Lamm kanë njoftuar se kanë mbledhur 15 milionë dollarë për të ringjallur mamuthët, të zhdukur për më shumë se 4000 vjet. Qëllimi i ekipit të udhëhequr nga Church është që “të ketë foshnjat e para në katër apo gjashtë vitet e ardhshme”.

Zbulimi i gjurmëve të ADN-së në permafrost, toka e ngrirë përgjithmonë që po shkrihet për shkak të ngrohjes globale, do t’i lejonte shkencëtarët të riprodhonin in vitro kodin gjenetik të kafshës së zhdukur.

Projekti planifikon të krijojë një embrion duke hibridizuar mamuthin me elefantin aziatik. Ky i fundit do të fekondohej dhe do të kryente shtatzëninë, si një shtatzëni normale. Church u shpreh se:

Qëllimi ynë është të krijojmë një elefant rezistent ndaj të ftohtit, që duket dhe sillet si një mamuth, i aftë të presë pemë dhe të jetojë në 40 gradë nën zero.

Ekipi i tij ka analizuar gjenomet e 23 llojeve dhe vlerëson se ata do të programojnë njëkohësisht më shumë se 50 ndryshime në kodin gjenetik të elefantit aziatik për të shtuar karakteristikat e nevojshme që ai të mbijetojë në Arktik. Karakteristikat, siç është një shtresë dhjamore izoluese prej 10 cm ose veshë më të vegjël do të ndihmojnë hibridin të përballojë më mirë të ftohtin, sipas gjenetistit.