Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

15 vjet në muzikë, Dafina surprizohet nga miqtë e saj!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime. Kujtojmë se para pak ditësh, Dafina ka publikuar këngën më të re, një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel. Kënga e re e titulluar “Faj” është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.

Ditën e sotme Dafina mbush 15 vjet që është pjesë e tregut muzikor. Prej një kohe shumë të gjatë, diva e muzikës na ka falur hite te shumta muzikore dhe skuadra e saj e ka surprizuar me një tortë, duke e uruar bukuroshen për karrierën e saj.

Para disa ditësh, dy nga artistet shumë të dashura për publikun kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre muzikor për këtë verë. Bëhet fjalë për Dafinën dhe Kidën.
Dafina me një postim në Instastory, ka postuar një foto nga xhirimet dhe ka etiketuar këngëtaren shumë të dashur për publikun, Kidën dhe duke konfirmuar kështu bashkëpunimin mes tyre.

Kujtojmë se është aluduar edhe për një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime, teksa Getoari jo dhe aq. Ende nuk dihet asnjë detaj më tepër pasi vetë artistët nuk kanë treguar asgjë, megjithatë sipas burimeve menaxherët e dy palëve janë në diskutim.