Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri dhe Kida sapo na konfirmuan bashkëpunimin e tyre!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi.

Duket se dy nga artistet shumë të dashura për publikun sapo konfirmuan bashkëpunimin e tyre muzikor për këtë verë. Bëhet fjalë për Dafinën dhe Kidën.
Vetëm pak më parë

Dafina me një postim në Instastory, ku ka postuar një foto nga xhirimet dhe ka etiketuar këngëtaren shumë të dashur për publikun, Kidën dhe duke konfirmuar kështu bashkëpunimin mes tyre.

Së fundmi burime të sigurta për Prive kanë treguar se duhet të presim një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime, teksa Getoari jo dhe aq. Ende nuk dihet asnjë detaj më tepër pasi vetë artistët nuk kanë treguar asgjë, megjithatë sipas burimeve menaxherët e dy palëve janë në diskutim.

Nga ana tjetër, Kida sapo ka lansuar bashkëpunimin e saj ‘T’DU’ me Ledri Vulën.