Celebrities Showbiz

“2 Bidona”: A do të jetë ky bashkëpunimi i radhës midis Luiz Ejllit dhe Nita Latifit?!

Këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi  nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”, bëri paraqitjen e saj të parë në emisionin “Më Lër Të Flas”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)


Ndërkohë, këngëtarja Nita Latifi kishte publikuar në InstaStory se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri titulluar “2 Gota”. Ajo në fakt ka shkruar se e ka bërë të ditur që në një video live për të gjithë ata që nuk e kanë parë njoftimin e saj. Një koecidencë midis dy ish-banorëve, të cilët në të njëjtën ditë dhe orë japin këtë lajm të rëndësishëm dhe me një ngjashmëri të madhe që në titull (“2 Shotsa” dhe “Edhe 2 Gota”). 

Edhe pse rrjeti i vendosi ata përballë njëri-tjetrit, artistët i kanë lënë pas ato mërzitjet e vogla që kanë patur që brenda shtëpisë së “BBV”. Së fundmi, Nita ka publikuar disa foto me çiftin Kiara-Luiz dhe në mbishkrim shkruajti:

Kënga e radhës… As “dy shotsa” e as “dy gota”, por “2 bidona” !

Mos vallë mes tyre do të realizohet një bashkëpunim? Nuk do të ishte çudi pasi shpesh ata e kanë biseduar se mund të realizonin një projekt së bashku. Por a do të ishte titulli me të vërtetë “2 Bidona”. Epo pritet për tu parë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)