Tech

200 punonjës të shkarkuar, Twitter vjen me ndryshime të reja!

Së fundmi, Twitter ka pushuar nga puna të paktën 200 punëtorë, ose rreth 10% të fuqisë aktuale të punës. Pushimet përfshinin menaxherë projektesh, analistë të të dhënave dhe inxhinierë përgjegjës për mësimin e makinerive dhe besueshmërinë e shërbimit. Kompania nuk u përgjigj menjëherë kur agjencia e lajmeve Reuters u përpoq ta kontaktonte për koment.

Twitter kishte rreth 2300 punonjës muajin e kaluar, sipas Musk. Pushimet e reja pasojnë një valë fillestare të shkurtimeve masive të vendeve të punës në kompani, e cila kishte arritur në 3700, pasi Musk, i cili bleu faqen e rrjeteve sociale për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar ndërmori hapa për të ulur kostot operative.

Elon tha në nëntor se Twitter po përballej me një “rënie të madhe të të ardhurave” pasi reklamuesit shkurtuan shpenzimet për shkak të shqetësimeve për mungesën e kontrollit mbi përmbajtjen. Twitter kohët e fundit filloi të ndajë të ardhurat nga reklamat me disa nga krijuesit e përmbajtjes në platformë.

Rikujtojmë, se firma këshilluese me bazë në SHBA ‘Innisfree M&A Incorporated’ paditi së fundmi Twitter-in në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut, duke kërkuar rreth 1,7 milionë euro për ato që ajo thotë se janë fatura të papaguara pasi këshilloi kompaninë e mediave sociale për blerjen e saj nga Elon Musk vitin e kaluar.