Botë e Çuditshme

5.5 metra i gjatë dhe peshon mbi një ton, krokodili më i madh në botë!

Cassius është renditur në Librin e Rekordeve Guinness që nga viti 2011 si krokodili më i madh i gjallë dhe besohet se, nëse do të ishte i lirë, ai mund të hante njerëz. Sipas faqes së internetit të kopshtit zoologjik, Cassius është 5.5 metra i gjatë, peshon mbi një ton, është 120-vjeç dhe ha pula, peshq, mish derri dhe “vizitorë në ishull”.

“Të ftuarit në ishull janë një nga ushqimet e preferuara të Cassius-it, ndaj mezi pret me padurim t’i shohë”, siç shkruan faqja, me humor, nën fotot e krokodilit gjigant. Është e vështirë për shkencëtarët të përcaktojnë moshën e një krokodili bazuar në madhësinë e tij. Kur zvarranikët kafshërorë arrijnë moshën madhore, ritmi i rritjes së tyre ngadalësohet dhe gradualisht ndalet.

Rikujtojmë, se një krokodil femër ka ngelur shtatzënë vetë, duke u bërë rasti i parë i “lindjes së virgjër” mes krokodilëve. Krokodili që ndodhet në një kopsht zoologjik në Kosta Rikë, ka krijuar një fetus 99,9% të ngjashëm me veten. Kjo gjë ka ndodhur pavarësisht se ky krokodil ka jetuar larg krokodilëve të tjerë gjatë gjithë kohës.