Celebrities Film & Tv Showbiz

55-vjetori i themeluesit të Top Channel/ “Dancing With The Stars” nis me një performancë për të ndjerin Dritan Hoxha!

“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Por përpara se të niste spektakli, nisi me një performancë drithëruese në kujtim të themeluesit të Top Medias, të ndjerit Dritan Hoxha.

Bashkë me këtë performancë nga trupa e baletit, vjen edhe një dedikim akoma edhe më emocionues për të nga skuadra e “Dancing With The Stars”:

Pak ditë nga sot, në datë 16 tetor sikur të ishte ende fizikisht mes nesh ai do të fikte 55 qirinjtë e ditëlindjes. Vajzat, që dikur i ushqente dashurinë për vendin, pasionin për punën, respektin dhe përulësinë sot do t’i shihte të çonin para ëndrrën që ai e la në mes. Do shihte se si ata që i mori në skuadrën e tij fituese e të pamposhtur kanë ca rrudha e thinja më shumë, por po të njëjtin shkëlqim në sy. Do shihte se Shqipëria tek e cila besonte, dhe shqiptarët ende shikojnë me po të njëjtën dëshirë dhe fuqi sinjalet e mediave që nisi çerekshekulli më parë. Do shihte një djalë që është pasqyrë e tij kryekëput, me ëndrra të mëdha dhe këmbët në tokë. Do gëzohej nga nipërit e mbesa, po mbase edhe bezdisej pak që në moshë fare të re, 55 vjeç do i thërrisnin gjysh. Urojmë vetëm që nga atje ku është ta dijë që e mendojmë sa herë bëjmë diçka që na duket e bukur, e sa herë kemi një mur të lartë para, që me forcën që trashëguam prej tij nuk ka dyshim që do e shembim! Sot Dancing with the Stars e kujton kështu!