Health & Beauty Lifestyle

7 këshilla për të reduktuar rrathët e zinj poshtë syve…

Nëse keni menduar se kafeina është një “armik” kur bëhet fjalë për lëkurën tuaj, ne kemi gjetur disa këshilla nga dermatologët që mund t’ju habisin. Një trup dhe një pamje e shëndetshme ka të bëjë me konsumimin dhe kujdesin e ekuilibruar dhe profesionistët mund të na ndihmojnë të kuptojmë se ku është standardi.

Ne po ndajmë me ju 8 këshilla për t’ju ndihmuar të keni sy më të shndritshëm dhe të mos vuani më nga rrathët e zinj posht syve:

1. Kujdes me pijet

Pirja e pijeve me kafeinë në fakt nuk shkakton humbje të lëngjeve dhe dehidrim. Megjithatë, ato mund të kenë një efekt të butë diuretik. Nëse keni frikë se kafeja mund t’ju dehidratojë dhe se ndikon në cilësinë e lëkurës rreth syve, nuk është ky problemi. Përveç kësaj, kafeina është një vazokonstriktor dhe mund të tkurr enët e gjakut që rrethojnë zonën e syve duke reduktuar shfaqjen e ënjtjes dhe lodhjes. Megjithatë, pijet me kafeinë mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe pagjumësi te disa njerëz, prandaj kini kujdes me pirjen e më shumë se 4 filxhanëve në ditë.

2. Reduktoni kongjestionin e sinuseve

Kini kujdes nëse keni rrufë gjatë gjithë kohës. Mbyllja kronike e sinuseve mund të shkaktojë që venat nën sy të mbushen me gjak me ngjyrë të errët. Si rezultat, venat mund të jenë të dukshme përmes lëkurës dhe të krijojnë rrathë të errët rreth syve. Ekspertët sugjerojnë që herë pas here të pastroni sinuset.

3. Përdorni retinol dhe niacinamide

Niacinamidi është një antioksidant që ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe hiperpigmentimit dhe qetëson lëkurën e përflakur. Shumë shpesh i shtohet produkteve me retinol për të dyfishuar efektin. Prandaj kushtojini vëmendje produkteve të kujdesit të lëkurës me këto elemente.

4. Përdorni maska me kafeinë

Mund të aplikoni kafe të bluar ose të përdorni maska me kafe të çastit për të reduktuar ënjtjen, lodhjen dhe lëkurën e errët. Thjesht mos e përdorni çdo ditë që të mos e teproni. Kafeina gjithashtu përmban aminoacide, të cilat mund të nxisin prodhimin e kolagjenit të lëkurës suaj.

5. Shtoni avokado në mëngjesin tuaj

Mos e privoni trupin tuaj nga yndyrnat natyrale. Ngrënia e ushqimeve si avokado, salmoni, djathi dhe produkte të tjera të qumështit mund t’ju ndihmojnë të mbani membranat qelizore të shëndetshme. Përshembull, shtoni avokado në mëngjesin tuaj.

6. Kontrolloni pozicionin e kokës gjatë gjumit

Merrni jastëkun e duhur që nuk do të jetë shumë i ulët për ju. Nëse qëndroni shtrirë gjatë gjithë natës, lëngu mund të grumbullohet nën qepallat tuaja. Mund të shkaktojë ënjtje dhe pamje të lodhur.

7. Shmangni produktet e kujdesit ndaj lëkurës me aromëra

Rrathët e errët mund të shfaqen për shkak të acarimit të vazhdueshëm për shkak të astmës, përshembull. Nëse mendoni se është kështu, një ekspert rekomandon përdorimin e një kremi me hidrokortizon 1% dy herë në ditë dhe shmangien e produkteve me aromë për kujdesin e lëkurës.

E keni menduar ndonjëherë se çfarë i shkakton rrathët e zinj poshtë syze? Ekzistojnë një numër faktorësh kontribues për këto zona të errëta. Zbulojini ato në këtë link, në mënyrë që të gjeni zgjidhje për këtë problem kaq shqetësues.