Gossip Showbiz

8 vite pas ndarjes nga jeta të Paul Walker, Vin Diesel e përkujton kështu…

Aktori i njohur Vin Diesel së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram ka përkujtuar aktorin Paul Walker i cili u nda nga jeta 8 vite më parë si pasojë e një aksidenti. Artisti ka postuar një foto krah Walker gjatë serialit “Fast&Furios” dhe ka emocionuar me fjalët dedikuar tij:

Pak para finales së F9, @meadowwalker më dërgon këtë imazh dhe më tregon se sa e lumtur e bën foto të ndihet. Natyrisht, njeriu mbushet me emocione, qëllime dhe në fund të fundit me mirënjohje. Vëllazëria e përjetshme është një bekim përtej fjalëve. Shpresoj të të bëj krenar … Gjithmonë dashuri!

Mark Sinclair, i njohur si Vin Diesel, është një nga ata aktorë të famshëm që thjesht nuk mund të mos i pëlqesh. Pavarësisht se zakonisht luan si “bad boy” në filma, ka shumë më tepër në fakt për të. Në fakt, ka një anë krejt tjetër të tij që ne nuk mund ta shohim shumë shpesh.

Rikujtojmë, se aktori i ndjerë Paul Walker i cili ndërroi tragjikisht jetë në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti, ishte i fiksuar pas makinave të shpejta edhe në jetën reale. Koleksioni i makinave dhe motoçikletave të yllit “Fast & Furious” është shitur në ankand.

Rikujtojmë gjithashtu se pas vdekjes tragjike të ish-ylli të “Fast&Furios”, të afërmit dhe njerëzit më të dashur të tij folën për aktorin në një dokumentar për jetën e tij.