Celebrities Film & Tv Gossip

A do të jetë Beyonce së shpejti pjesë e një filmi?!

Turneu “Renaissance”, i këngëtares me famë botërore, Beyonce, mund të përmblidhet në një film, sipas një gazete amerikane “Deadline”.

Thuhet se Beyonce është në bisedime e sipër për shpërndarjen e projektit direkt në “AMC Theatres”, madje nuk do të na duhet të presim gjatë pasi filmi mund të publikohet më 1 dhjetor.

Gazeta shkruan se këngëtarja i xhiroi dy shfaqje, pjesë të turneut të saj botëror, në qytetin e saj të lindjes, Houston, Teksas, muajin e kaluar për të qenë pjesë e filmit.

“Deadline” shtoi se këngëtarja e hitit “Halo” mund ta publikojë filmin e koncertit kur turneu i saj të përfundojë në Kansas City, Missouri. Përfaqësuesit e Beyonce dhe “AMC” nuk kanë reaguar akoma në lidhje me këto lajme.

Rikujtojmë se, dy gazeta amerikane po kërkojnë dikë për të ndjekur dhe për të raportuar koncertet e Taylor Swift dhe Beyoncé. Gannett, rrjeti më i madh i gazetave në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se do të punësojë dy gazetarë për të mbuluar koncertet e dy yjeve të muzikës pop.