Gossip

Jori Delli fejohet me reperin e famshëm italian, momenti i propozimit është MAGJIK!

Modelja e njohur shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë surprizuar fansat me një lajm të madh: çifti është fejuar! Dyshja e publikoi sot zyrtarisht lajmin në rrjetet sociale, duke ndarë disa foto mahnitëse nga momenti romantik.


një prej imazheve, Jori shfaqet e buzëqeshur dhe rrezëllitëse, duke treguar unazën elegante me diamant, ndërsa në një tjetër ajo duket tejet e lumtur teksa Fred e puth në faqe.

Mbishkrimi që shoqëron fotot është i shkurtër, por domethënës:

X SEMPRE (Përgjithmonë)

Edhe pse postimi u bë publik sot, duket se propozimi ka ndodhur disa ditë më parë gjatë pushimeve të çiftit në Maldive, ku ata kanë kaluar momente intime dhe larg vëmendjes së mediave.

Fansat kanë reaguar menjëherë me komente të mbushura me emocion, teksa Jori dhe Fred duken më të dashuruar se kurrë.


Fejesa e tyre vetëm sa forcon më shumë lidhjen që prej kohësh ka marrë vëmendje si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali.

Urime çiftit për këtë hap të bukur drejt një jete të re së bashku!