Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

A do të luante në një film me Egla Cenon?! Julia Ilirjani zbulon gjithçka në TAR, flet për miqësinë me Ilnisën dhe tregon planet e Renes!

E ftuar sot në “Pardon My French” ishte ish-banorja e “BBV3”, aktorja e njohur Julia Ilirjani. Ajo u shpreh lidhur me projektet që ka në plan, “Big Brother Vip 3”, të bijën e shumë të tjera.

Sa i përket “Big Brother Vip 3”, Julia u shpreh:

Kam ndjekur nga rrjete sociale “BBV3” që pas daljes. Nga ajo që kam parë, unë isha mikeshë për aq miqësi sa mund të bësh në atë shtëpi… Por duke qenë së isha më afër Jetmirit, Françeskës, Meritonit, Julit, Romeos… Me Ilnisën jemi takuar vetëm një herë sepse unë jam nëpër xhirime, ajo është në gjërat e saj dhe nuk kam pasur kohë të takoj, vetëm çfarë kemi folur në rrjete sociale. Unë do vendosem në Tiranë, nuk do iki në Amerikë… Ilnisa tani është në ethet e dashurisë, po ndjek të dashurin…

A do luantë një film me Egla Cenon?

Duke i lënë mënjanë të gjitha, unë mendoj dhe shpresoj shumë që Egla mos të jetë në jetën reale ajo që është në “BBV3”. Nëse është si aty do më vijë shumë keq që intelekti i saj e çon drejt një rrugë që e bën asociale dhe është e dëmshme për profesionin që ne bëjmë. Në film edhe sikur Egla të jetë si në shtëpi, unë do ta pranoja. Në teatër do ta mendoja më gjatë se teatri është më i gjatë, harxhojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Në film skenat janë të veçuara.

Si shoqe? Po, do ta kisha pirë një kafe me Eglën ta njihja, ta kuptoja. Është një grua inteligjente, por nuk e di pse sillet kështu. Këtë do doja të kuptoja…

Rene në “BBV3”?!

Këtë sezon apo në sezon tjetër? Ajo është në Amerikë. Ajo që mund të them është që ajo ka një plan të afërt të kthehet në Shqipëri. Ajo është e rritur dhe i merr vetë vendimet e saj… Nga qershori do jetë në Shqipëri…