Magjia e Festave - News Showbiz

Julia Ilirjani, Babagjyshi në shtëpinë e BBV3/Kujt do i jepte dhuratë e kujt qymyr?

Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Magjia e Festave”, me Dea Vierin. Ajo ka rrëfyer më shumë për këtë periudhë festash, por dhe ka dhënë disa detaje të tjera që nuk i kemi ditur më parë. Julia po ashtu është vënë para disa pyetjeve ngacmuese, ku nuk e ka kursyer mendimin e saj…

Dea: Nëse Julia Ilirjani do të ishte Babagjyshi i Vitit të Ri dhe ndodhej në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, kujt do i jepje dhuratë dhe kujt qymyr, duke filluar nga Egla Ceno?

Julia: Egla nuk ka nevojë se mori çmimin. Jepi çfarë të duash ti, e mori çmimin Egla.

Dea: Julian Dedës?

Julia: Julit do t’i jepja ndonjë dhuratë, por do t’i fusja dhe nja dy copa qymyr brenda.

Dea: Romeo Veshajt?

Julia: Romeos, dhuratë.

Dea: Heidi Bacit?

Julia: Heidit do t’i jepja një dhuratë. 

Dea: Meriton Mjekiqit?

Julia: Meritonit, dhuratë.

Dea: Ilnisa Agollit?

Julia: Do ta kaloja, asgjë.

Dea: Françeska Muratit?

Julia: Dhuratë.

Dea: Erjola Doçit?

Julia: Dhuratë.

Dea: Sara Gjordenit?

Julia: Sara, meqenëse është bërë nënë, dhuratë.

Dea: Albi Nakos?

Julia: Dhuratë.

Dea: Po mua, do të ma sillje ndonjë dhuratë?

Julia: Dhuratë edhe ty.