Celebrities Gossip Showbiz

“A e jep burrin me qira një natë?”, ja si përgjigjet Elita Rudi!

Elita Rudi edhe pse jo aq shumë pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Ditën e sotme Elita ka publikuar një ‘Ask’, ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme dhe disa prej tyre iu ka kthyer përgjigje në Instastory. Ama njëra prej tyre ka marrë shumë vëmendjen.

A e jep burrin me qira një natë e dashur?

Elita: “Kuku s’mundem me nda gjysmën e vetes”.

Në disa nga postimet e prezantueses janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.