Gossip Showbiz

A i ka shfrytëzuar Kim Kardashian punonjësit e saj? Për këtë flet vetë miliarderja!

Sipërmarrësja e famshme, Kim Kardashian së fundmi u padit nga shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës së saj prej 60 milion dollarësh ‘Hidden Hills’ duke e akuzuar atë për një shumëllojshmëri të sjelljeve dhe të një ambienti toksik pune.

Paditësit pretendojnë se Kardashian, mbajti 10% të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë si dhe refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit.

Së fundmi në një deklaratë për “Page Six”, një përfaqësues i miliarderes u shpreh se:

Këta punëtorë u punësuan dhe u paguan përmes një shitësi të palës së tretë të punësuar nga Kim për të siguruar shërbime të vazhdueshme. Kim nuk është palë në marrëveshjen e bërë midis shitësit dhe punëtorëve të tyre, prandaj nuk është përgjegjëse për mënyrën se si shitësi menaxhon biznesin e tyre dhe marrëveshjet që ata kanë bërë direkt me stafin e tyre.

Kim kurrë nuk ka paguar një shitës për shërbimet e tyre dhe shpreson që çështja midis këtyre punëtorëve dhe shitësit që i ka punësuar ata mund të zgjidhet miqësisht së shpejti.

Rikujtojmë, se ylli i “KUWTK”, Kourtney Kardashian që prej muajit janar është në një lidhje me muzikantin Travis Barker, i cili fillimisht ishte një ndër miqtë e saj më të mirë. Në rrjet prej kohësh është folur që Travis ka tradhtuar ish-gruan e tij me motrën e Kourtney-t, super yllin televiziv, Kim Kardashian. Së fundmi, Kim ka reaguar për herë të parë në lidhje me këto thashetheme.

Jo pak zhurmë po bëjnë zërat që po qarkullojnë për një lidhje të mundshme mes Kanye West dhe Irina Shayk, (ndërkohë që kjo e fundit ka qenë pjesë e këngës së tij “Power” në 2010-ën). Pak pas divorcit po përflitet menjëherë për një lidhje mes tij dhe modeles, por si ndihet Kim Kardashian për këtë gjë? 

Nga ana tjetër, Kim prej disa kohësh thuhet se është në një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Van Jones. Ishte muaji prill kur nisën të qarkullonin thashethemet për romancën e tyre, vetëm pak javë pasi Kim dorëzoi në gjykatë kërkesën për divorc nga Kanye West.