Celebrities Gossip Showbiz

A janë në një krizë martesore Gisele Bündchen dhe Tom Brady?! Modelja tregon gjithçka!

Gisele Bundchen është hapur së fundmi për vendimin e saj për të marrë një pushim nga karriera dhe për t’u fokusuar te familja. Në një intervistë për revistën “Elle”, 42 vjeçarja u shpreh për kthimin e bashkëshortit Tom Brady në NFL ndërsa ajo vazhdon të rrisë fëmijët.

Unë kam bërë pjesën time, që është të jem aty për Brady. U transferova në Boston dhe u fokusova në krijimin e një mjedisi të dashur për fëmijët e mi. Të shoh fëmijët e mi të kenë sukses dhe të bëhen njerëzit e bukur që janë, duke parë Bradyn të ketë sukses dhe duke u përmbushur në karrierën e tij kjo më bën të lumtur. Në këtë pikë të jetës sime, ndihem sikur kam bërë një punë të mirë.

Megjithatë, duke ecur përpara, Bundchen është gati të veprojë sipas ëndrrave të saj për të ardhmen.

Kam një listë të madhe të gjërave që duhet të bëj, që dua të bëj. Në moshën 42-vjeçare, ndihem më e lidhur me qëllimin tim.

Modelja braziliane tha se do të dëshironte që Brady, të ishte më i pranishëm mes karrierës së tij të ngjeshur futbollistike.

Natyrisht, unë kam shqetësimet e mia dhe do të doja që ai të ishte më i pranishëm. Ai gjithashtu duhet të ndjekë lumturin e tij.

Thuhet se martesa e Gisele me bashkëshortin e saj është në krizë. Dyshja duket se nuk po pajtohen me vendimin e lojtarit që të rikthehet të luajë sërish pas pensionimit, sipas Page Six. Modelja mendon që Brady duhet të vendosë familjen e tij në radhë të parë, pastaj sportin.

Tom Brady ka qenë një qendërmbrojtës mjaft i zoti, më së shumti në historinë e NFL. Ai fitoi një Super Bowl në vitin e tij të parë si titullar dhe nuk u kthye kurrë pas. Gisele Bündchen nga ana tjetër është një nga supermodelet më të famshme në botë. Ajo ishte imazh në kopertinat e “Victoria Secret” për një kohë të gjatë dhe dikur ishte më e paguara në botë.