Love & Sex

A janë të vërteta gojëdhënat për benefitet e spermës?

Sperma është lëngu që penisi i mashkullit nxjerr gjatë ejakulimit. Edhe pse ekzistojnë shumë mite që kanë treguar të mirat e spermës, ka disa vërtetime shkencore që i suportojnë këto gojëdhëna. Sperma përmban shumë përfitime për shëndetin e lëkurës dhe vetëm një pjesë e vogël e përbërësve nuk kanë asnjë lloj efekti.

Vendosja e këtij lëngu në lëkurë apo konsumi i saj mundet të shkaktojë irritimin e një alergjie apo të shtojë mundësinë për sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST). Megjithatë, nëse jeni të sigurt për gjendjen tuaj shëndetsore dhe të partnerit, sperma mund të rezultojë efikase.

Nga një studim i kryer nga ‘Medical News Today’ tregon se sperma përmban mjaft përbërës që janë të efektshëm për mirë në shëndetin e lëkurës. Ajo ka një përqindje të proteinës që e bën fytyrën më të lëmuar dhe të shndritshme. Përmban zink, që përmban antioksidantë kundër dëmtimeve të lëkurës, magnez që rrit hidratimin e fytyrës. Megjithatë, këto përbërës nuk i ka në përqindje të larta, aq shumë sa për të vënë re ndryshime.

A na ndihmon në largimin e akneve? Disa njerëz besojnë se sperma ndihmon në largimin e akneve dhe kjo ndodh prej përmbajtjes së saj me antioksidantë dhe antiinflamatorë. Por, ende nuk ka një provë shkencore që mund ta vërtetojnë efektshmërinë e saj me aknet.

A ka efekt kundra- plakjes? Spermidina, përbërësi kryesor i spermës kontribuon në përmirësimin e lëkurës prej përmbajtjes së kolagjenit. Megjithatë, sasia e spermidinës është shumë e ulët për ta bërë lëkurën tuaj të duket më e re.

Disa benefite të tjera të spermës përfshijnë edhe ndryshime në gjendjen emocionale. Sperma mund të ulë simptomat depresive, pasi është e vërtetuar që gratë me aktivitet të lartë seksual që nuk përdorin masa mbrojtëse kanë me pak simptoma depresive se ato që përdorin kondoma.

Ul nivelin e stresit

Sipas studimeve, sperma përmban oksitocinë, që është hormoni neurotransmetues që mund të ndihmojë në reduktimin e stresit.

Sperma gjithashtu, ndihmon në stimulimin e zgjatjes së flokëve, por nuk ka asnjë vërtetim shkencor se çfarë efektesh ka nëse përdoret si maskë për to.