Health & Beauty

A keni puthur me sy hapur?! Ja pse i mbyllim sytë

Zakonisht ne puthim në buzë me sy mbyllur, por asnjëherë nuk e kemi ditur pse ndodh kjo gjë. Puthja më e gjatë në botë ka zgjatur për 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda. Edhe pse nuk e dimë se si çifti arriti të duronte për kaq shumë kohë, ne kemi një përgjigje për këtë pyetje që na ka bërë gjithmonë kuriozë.

Në këtë artikull kemi përcaktuar arsyet që na bëjnë të mbyllim sytë ndërkohë që puthemi.

Ndihmon trurin tonë të përqendrohet më mirë. Sipas një studimi të kryer nga psikologë, kur ka shumë pamje ose shpërqendrime përreth, bëhet e vështirë për trurin tonë të përqendrohet. Aftësia jonë për të kuptuar gjërat humbet kur sytë tanë bëjnë më shumë punë.

Do të thotë që ju doni të ndiheni më shumë me prekjen tuaj. Ashtu si mbyllja e syve ju ndihmon të hiqni qafe shpërqendrimet përreth jush, kjo gjithashtu ju lejon të përjetoni plotësisht ndjesinë e puthjes. Duke mbyllur sytë për t’u puthur, ne i mundësojmë trurit tonë që të mbajë fokusin e tij në prekje sesa në përvojat e tjera shqisore.

Na ndihmon të ndihemi më pak të prekshëm. Meqenëse puthja është një nga gjërat më personale dhe intime, mund të bëjë që ju ose partneri juaj të ndjeheni të pambrojtur. Për të shmangur këtë dhe ndjenjën e ngathtësisë, automatikisht preferojmë të mbyllim sytë para se të japim një puthje.

Kjo alternativë mund të jetë “mërzitëse” ose thjesht “shumë”. Ndërsa kontakti me sy është zakonisht i dëshirueshëm, puthja me sy të hapur mund të mos jetë. Bërja e kësaj jo vetëm që do ta bëjë partnerin tuaj të pakëndshëm, por provat shkencore sugjerojnë se kjo mund të bëjë që truri juaj të ndihet më i mbingarkuar.