Celebrities Dilema Sociale Gossip Sociale

Bileta për Eurovision fitohet me mik! Bahiti: “Ku ka zë nuk është pa gjë…”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Dilema Sociale” ishte i ftuar në studio kompozitori dhe producenti i njohur, Kledi Bahiti.

Tema e diskutimit ishte rreth “Dilemës së Eurovisionit” pasi çdo herë në përfundim të tij, artistët kanë pakënaqësi nga rezultatet dhe vlerësimet e marra.

Kompozitori tregoi se ka qenë dëshira e tij primare pjesëmarrja në “Eurovision” dhe se do të dëshironte të merrte pjesë si këngëtar, me diçka shumë origjinale që do të kishte një impakt të madh. Ai shprehu se në vendin tonë mundësitë vijnë për të gjithë, pasi ka shumë festivale. Por duket se në këtë vend të vogël, artistët në vend që të mbështesin njëri-tjetrin, mundohen t’i përgojojnë në rastet kur triumfojnë.

Gjatë bisedës Bahiti u shpreh se është e pashmangshme dalja e fjalëve dhe thashethemeve rreth zgjedhjes së fituesit para ditës finale.

Mendoj që media luan rolin e vet, ku ka zë nuk është pa gjë. Kot nuk dalin fjalët, jemi një vend me njohje, edhe në “Grammy” apo “Oscar” ka fjalë kudo.

Kledi zbuloi gjithashtu se sipas tij përfaqësimi më i mirë i shqipërisë në festival ka qenë ai i Rona Nishliut, pasi kënga ka pasur shumë emicion dhe ka qenë një material i bukur.