Celebrities Gossip Music Showbiz

Adam Reeves parashikon vijimësinë e jetës së natës në Shqipëri: “Njerëzit nuk dalin për t’u argëtuar, por për të flirtuar…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë DJ i njohur Adam Reeves. Me një karrierë prej një dekade, DJ Adam Reeves është shfaqur si një nga figurat më të shquara në skenën e muzikës elektronike në Shqipëri. Ai na ka treguar më shumë se si nisi rrugëtimi i tij në muzikë dhe jo vetëm…

Adam Reeves ka treguar diferencën në jetën e natës mes viteve 2000 dhe tani:

Kam punuar për shumë vite si rezident në një nga diskotekat më të mëdha të Tiranës. Është ndjesi më e mirë kur e merr direkt nga publiku, jo vetëm nëpërmjet radios. Pas viteve 2000 e ca, muzika ka qenë më e bukur, ka pasur më energji. Tani njerëzit nuk dalin për t’u argëtuar, janë më korrekt me veten, shohin mundësi për t’u dukur mirë, të flirtojnë… Njerëzit duhet t’i shijojnë party-t ashtu si duhet, si e gjithë pjesa tjetër e botës.

Si e shikon ai jetën e natës në Shqipëri në muajt që do të vijnë?

Aktualisht them që DJ-t do të kenë më potencial në lokalet e natës. Njerëzit po shikojnë se çfarë ofrojnë vendet e tjetra përtej Shqipërisë dhe po i vlerësojnë më shumë DJ-t. Një DJ i argëton më shumë njerëzit se një këngëtar, pasi ky i fundit ka performancë më të shkurtër dhe këndon playback. Një DJ sjell risi, i jep update muzikës. Edhe pse paguhen më pak se këngëtarët, por shpresoj se kjo gjë do të kthejë.