Celebrities Gossip Showbiz

Adisi feston ditëlindjen dhe fjalët më të ndjera sot i mori nga Fifi!

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.

Ditën e sotme partneri i saj i zemrës, Adisi feston ditëlindjen dhe urimi plot dashuri i Fifit për të në rrjete sociale nuk mund të mungonte. Këngëtarja ka postuar një video teksa i këndon Adisit këngën “Gëzuar Ditëlindjen” dhe shkruan një urim shumë special për të dashurin e saj të zemrës.

Adisin, Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im , gëzuar o më i bukuri i  botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër.

Lidhur me këtë histori, bukuroshja ka pasur shumë kritika në rrjet ku më i fundit ishte dhe debati online që bëri një bujë shumë të madhe me gazetaren Zhaklinë Lekatari. E teksa duket se ofendimet nga ndjekësit janë bërë modë, këngëtarja ka zgjedhur të reagojë me anë të disa Instastory-ve ku ka publikuar me emër dhe mbiemër të gjithë ata që kanë përdorur fjalë fyese kundrejt saj.