Celebrities Gossip Showbiz

Fifi reagon ndaj komenteve ofenduese për të në rrjete sociale: “Ku janë gazetarët që na japin moral?”

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.

Lidhur me këtë histori, bukuroshja ka pasur shumë kritika në rrjet ku më i fundit ishte dhe debati online që bëri një bujë shumë të madhe me gazetaren Zhaklinë Lekatari. E teksa duket se ofendimet nga ndjekësit janë bërë modë, këngëtarja ka zgjedhur të reagojë me anë të disa Instastory-ve ku ka publikuar me emër dhe mbiemër të gjithë ata që kanë përdorur fjalë fyese kundrejt saj dhe krahas ka shkruar:

Ku janë këto gazetaret që na japin moral. Me u mu marr pak me këto vajzat që bullizojnë vajzat. Apo edhe këto kanë të drejtë me shpreh mendimin dhe me bo ça të duan.

Vetëm pak ditë më parë Fifi ka postuar disa foto në ‘Instagram’ duke dhënë edhe një koment lidhur me këtë çështje kaq të përfolur dhe gjithashtu ka lajmëruar edhe një super këngë të re, por nuk e ka zbuluar se me cilin artist do të jetë në bashkëpunim këtë herë.

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja lansoi bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtaren e njohur, Tuna e cila këto kohë ka pasur rikthimin e saj pas një periudhe mjaft të gjatë pauze. ‘Melaqe’, projekti që bashkoi dy artistet duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur disa miliona klikime në platformën YouTube.