Celebrities Gossip Showbiz

“Më fal që nuk jam ruajtur për ty”, Zhaklin Lekatari reagon ashpër ndaj deklaratës së Fifit: “Jam e neveritur!”

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.)

Shpesh këngëtarja poston video romantike me Adisin duke na treguar marrëdhënien e tyre të shkëlqyer (që shpesh është kritikuar nga ndjekësit për mbipostim) dhe dedikimet e dashurisë që bën për të. Por, më i fundit ka ‘trazuar rrjetin’ pasi fjalët e Fifit janë konsideruar si ulje e figurës së gruas.

Përtej dashnisë! S’jemi të parët në jetët tona, po një gjë e di – ty ka met dediku veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj! Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me radhë. Të dua! 

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe gazetarja Zhaklin Lekatari me anë të një ‘video selfie’ mëngjesin e sotëm duke u shprehur shumë e indinjuar lidhur me fjalët e këngëtares.

Mirëmëngjes Fifi! Unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde, me sa njerëz bën seks. Ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tende ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person, sepse mendon se vlerën ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. Sot zgjohem me Fifin  e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë.