Celebrities Gossip Showbiz

“Akoma se kam marrë veten…”, Kiara Tito krenare për Luiz Ejllin!

Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

Luzi Ejlli, i ka emocionuar të gjithë fansat me performancën e tij në sheshin “Skëndërbej”, për Natën e Bardhë, me këngën më të re titulluar “Frymë” kushtuar të voglës së tij. Luizi u shoqërua nga Kiara Tito, e cila dukej shumë e gëzuar nga reagimi i publikut për këngën kushtuar të voglës së tyre. Ndërsa teksa këtë e ka postuar edhe në “Instastory”, Kiara shkruan:

Ca emocioni sonte. Akoma se kam marrë veten nga i ftohti, por gjëja më e mirë që sonte isha duke të parë ty!

Gjatë ditës së djeshme Kiara zbuloi se kishte bërë një ndryshim në pamjen e saj, pasi  postoi një foto në “Instastory”, ku duket që i ka prerë dhe errësuar flokët. E menjëherë pas këtij ndryshimi, Kiara duket se ka marrë shumë mesazhe ku e kritikojnë për këtë veprim pasi sipas tyre, nuk duhet t’i presësh flokët gjatë shtatzënisë, të cilave u është përgjigjur.